PE mes bilancit të luftës, tërmetit, inflacionit, Konventës e planeve industriale (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj 

Sapo ka nisur java parlamentare ne Strasbourg te Frances e cila nis me 13 shkurt dhe mbaron me date 19 te ketij muaji.
Po cilat do te jene pikat kyce per te cilat do te diskutohet dhe votohet ?!
Parlamenti duhet te hap driten jeshile futjes se standarteve te « emetimeve zero te CO2» ne kuader te paketes legjislative «Fit for 55».
Eurodeputetet do te diskutojne mbi nje marreveshje me Keshillin, ne lidhje me energjine elektrike, ku te perfshihen ne planet kombetare te rimekembjes, pavaresia nga lendet djegese fosile ruse, luftimi i varferise energjitike dhe pershpejtimi i tranzicionit te gjelber.
Me date 15 shkurt do te diskutohet per luften Rusi-Ukraine. Do te behet nje bilanc i luftes qe nga fillimi i saj, dhe cilat do te jene vendimet qe do te meren ne lidhje me ndihmen qe BE duhet t’i jap Kievit. Te enjten do te votohet edhe nje rezolute, ndersa media do te mbaje nje seminar me deputetet qe do te vleresojne veprimtarine e BE-se ne mbeshtetjen dhe masat e mara gjate gjithe kohes se luftes, per te limituar ndikimin e saj ne ekonomine evropiane.
Presidenti i Bankes Qendrore Europiane Christine Legarde, pritet te diskutoje se bashku me eurodeputetet rreth normave te larta te inflacionit e cila do te mbyllet me nje votim, per punen e BQE-se per vitin 2022.
Nje rezolute do te hyje per votim ne lidhje me ratifikimin e Konventes se Stambollit. Gjashte vjet pas nenshkrimit te Konventes, ende BE-ja nuk e ka ratifikuar per shkak te refuzimit te disa vendeve anetare te BE-se. Konventa ka te beje me luften kunder dhunes ndaj grave.
Gjithashtu pas diskutimeve do te hidhet ne votim Plani i Ri Industrial i Paktit te Gjelber per epoken e neutralizimit te karbonit, ku synohet te evidentohen teknologjite e pastra.
Do te perseritet kerkesa e eurodeputeteve per krijimin e nje organizmi qe do te jete, Komiteti i Pavarur i Etikes per Institucionet Europiane.
Seance solemne. Presidenti i Letonise Egils Levits do te mbaje nje fjalim ne PE, po me pare do te ehvilloje nje takim me Presidenten Metsola dhe me pas nje koference per shtyp.
Po mbi te gjitha sesioni parlamentar i kesaj jave u hap me duskutimin mbi demet e termetit ne Siri e Turqi.

Lexo edhe :  Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

https://streamable.com/qgf520

Të fundit

Ish-kryeministri italian “kapet mat” në paradën e Xi Jinping: nisin polemikat në Romë

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar...

Serbia në “krahët” e Kinës, Vuçiç: Armatosemi për t’u ruajtur nga fqinjët

Aleksandar Vuçiç po e hedh Serbinë në krahët e Pekinit. Duket se plani kryesor është armatosja e Serbisë. Në një reagim për mediat pas...

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me kopshtin “Qendra Siar” në Mëzes...

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Lajme të tjera

Web TV