Rikthimi brilant/ Rihana performon live në skenën e Super Bowl para 63.000 të pranishmëve

Rihanna performs during the halftime show at the NFL Super Bowl 57 football game between the Kansas City Chiefs and the Philadelphia Eagles, Sunday, Feb. 12, 2023, in Glendale, Ariz. (AP Photo/Ashley Landis)

Pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore dhe shtatë nga albumi i saj i fundit, artistja nga Barbados, Rihanna është rikthyer në spektaklin Super Bowl, spektakli më i ndjekur në botë, me 63,400 të pranishëm në stadium dhe më shumë se 100 milionë audiencë.

Pamja e saj fizike bëri që shumë të pyesin në rrjete nëse është sërish shtatzënë.

Spekulimet përfunduan kur përfaqësuesja e saj, Amanda Silverman, konfirmoi se këngëtarja është në pritje të një fëmije tjetër, pasi lindi majin e kaluar, shkruan La Vanguardia.

Rihanna e filloi shfaqjen teksa performoi këngën e saj B**** Better Have My Money.

Ajo ishte e veshur me një jumpsuit të të kuqe dhe i dukej barku i rrumbullakosur.

Pavarësisht se ka interpretuar këngë që i ka ndarë me të tjerët, si West dhe Jay-Z, i cili ishte në stadium, apo Drake (Work), Rihanna zgjodhi të mos kishte të ftuar dhe të përballej me sfidën e rikthimit të saj publik. vetëm..

Finalja e ligës së futbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara është festa e madhe sportive dhe sociale e vendit.