Tensionohet protesta, hidhen tymuese, përplasje me policinë (LIVE)

Është tensionuar situata para parlamentit, pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike ndaj policisë.

Pjesë e protestuesve që po përplasen me policinë është edhe deputeti Luçiano Boçi.

Në gatishmëri është vënë edhe makina e ujit, për të qenë gati për çdo situatë.

Menjeherë ka pasur masa shtesë të sigurisë, pasi pranë kordonit janë afruar edhe efektivë të FNSH-së.