Në një ditë me gjyqin për vulën e PD-së, zbulohet data e protestës së radhës së Berishës

Në 3 mars, kur Apeli do të marrë vendimin për vulën, Sali Berisha ka vendosur të tregojë forcën në rrugë. Në datën 3, do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare në Tiranë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë, këtë të martë. Sipas burimeve, ende nuk është vendosur ora dhe vendi i tubimit.

Duket se Berisha po bën presion ndaj Gjykatës së Apelit, duke i treguar asaj forcën e numrave, që ai do të tenojë të mbledh në shesh atë ditë