Një ditë pas protestës, Berisha mbledh Kryesinë e PD- së

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, një ditë pas protestës para Parlamentit.

Mbledhja e Kryesisë pritet të nisë në orën 13:00, teksa kreu i PD Sali Berisha, do të ketë dhe një deklaratë.

Ditën e djeshme opozita mbajti një protestë para parlamentit, e dyta brenda tre ditësh, pasi të shtunën zhvilloi një tjetër tubim kombëtar që u mbaj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.