Samiti i Dubait/ Rama: Po përballemi me situata që janë më të fuqishme se ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë dy ditore ku përveç takimeve bilaterale do të jetë i pranishëm edhe në “World Government Summit 2023”.

Në një prononcim për mediat nga “World Government Summit 2023”, kryeministri Rama është shprehur se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata që janë më të fuqishme se ne.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka shtuar se këta situata, kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse.

Rama nga “World Government Summit 2023”:

-Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në Samitin Botëror të Qeverisjes. Doja të dija cilat janë përshtypjet tuaja për Samitin Botëror të Qeverisjes, që tashmë është në përvjetorin e dhjetë. Cilat janë përshtypjet tuaja?

Kryeministri Edi Rama: Ishte hera e parë për mua dhe sapo mbërrita ndoqa seancën. Dukej shumë e këndshme. Organizim shumë i mirë dhe me aq sa e ndoqa, mu duk shumë interesant në lidhje me temat që trajtohen.

-Samiti i qeverisjes është një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit, një vend ku njerëzit mblidhen për të shkëmbyer ide dhe për të propozuar zgjidhje të reja për problemet. Pse mendoni se bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot?

Kryeministri Edi Rama: Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.

-Ne ju njohim që kur ishit kryebashkiak i Tiranës. Ju e rikonceptuat qytetin e Tiranës dhe ne e pëlqyem shumë punën tuaj. Cili është vizioni juaj për qeverisjen e vendit dhe inovacionin në qeverisje?

Kryeministri Edi Rama: Në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë sepse çdo ditë dalin gjëra të reja. Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes. Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave.

Lexo edhe :  “Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE”/ Hapet rruga për grupkapitujt 5

-Ju drejtoni një kabinet qeveritar që përbëhet kryesisht nga gra. A mendoni se kjo i sjell cilësi qeverisjes në këndvështrimin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Para së gjithash nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”.

Të fundit

“Kush të pyeti ty, gjysh”!/ Medvedev ‘ia mbledh’ Trump: Rusia nuk është Irani apo Izraeli

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi shkurtimin e afatit 50-ditor që i kishte dhënë Rusisë për luftën në Ukrainë....

Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa...

“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!”, flet nëna e autorit të vrasjes në Pogradec

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52-vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë vrarë ish-bashkëjetuesen...

Kina shqetësohet nga rënia e lindshmërisë, ofron deri në 1,500 dollarë për prindërit

Prindërve në Kinë po u ofrohen 3,600 juan (500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën tre vjeç si një përpjekje e qeverisë për...

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës...

Lajme të tjera

Web TV