“E kisha tavanin në shpinë”, 17- vjeçari trondit me historinë: Mu duk vetja si në arkivol

Një 17-vjeçar nga Adiyaman, i cili ishte nën rrënojat që shkaktoi tërmeti 7.7 ballë me qendër në Kahramanmaraş, ka realizuar një video duke menduar që do ishte video e tij e fundit.

Taha Erdem mbeti nën rrënojat e banesës Zümrüt, e cila ishte varri i 47 njerëzve në Yeni Sanayi Mahallesi që u shkatërrua nga tërmeti 7.7 ballë.

I riu, u zgjua gjatë tërmetit dhe i ra të fikët duke përplasur derën në përpjekje për t’u arratisur. Më vonë kur u zgjua nga britmat e njerëzve në ndërtesë, kuptoi se kishte mbi vete një grumbull mbetjesh.

Nxënësi i klasës së 11-të, Taha Erdem, i cili ngeci dhe nuk mund të lëvizte, ka xhiruar një video të quajtur ‘videoja ime e fundit’ pasi mendonte se nuk mund ta shpëtonte.

Taha Erdem, i cili regjistroi pasgoditjet e dhunshme të tërmetit, tha në video: “Do të vdes, tavani është sipër meje tani.

Ka gjëra për të cilat pendohem shumë, Allahu m’i faltë të gjitha mëkatet” ndërsa thotë se ka dridhje të vazhdueshme. Videoja e Erdemit, i cili shihet duke u falur gjatë gjithë kohës, përfundon më vonë.

Taha Erdem u nxorrë nga rrënojat me ndihmën e të afërmve të tij, 2 orë pas tërmetit.

Nga rrënojat u shpëtuan edhe prindërit e Erdemit, të cilët mbetën të plagosur lehtë. Taha Erdem, duke përshkruar përvojat e tij, tha: “ Kur ndodhi tërmeti, godita kokën rrugës për te dera, u rrëzova. Kur hapa sytë, e ndieva veten si në një arkivol.

E kisha tavanin në shpinë. Këmbët e mia ishin varrosur nën rrënoja. Kur u zgjova për herë të parë, mendova se ishte një ëndërr. Më pas, ndërsa po përpiqesha të shpëtoja veten, pashë që isha nën rrënoja. Unë kisha telefonin tim.

Lexo edhe :  Trump padit New York Times: Është kthyer në shpërndarëse gënjeshtrash

E futa veten në një video të shkurtër. Gjatë xhirimeve të videos pati tërmete të vazhdueshme. Pasgoditjet ishin shumë të rënda. Zërat vinin nga kati më poshtë. Kam dëgjuar britmat e fqinjëve tanë”, tha ai.