Gratë që kanë emrin e njëjtë me vajzën e liderit Kim Jong-un, urdhërohen ta ndryshojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa raportime të çuditshme nga Korea thonin sot se qeveria lokale e dy qyteteve të Veriut ka urdhëruar gratë që kanë emrin e njëjtë me “bijën e më të dashurit”, ta ndryshojnë atë në çertifikatat e lindjes.

Korea e Veriut duket se po i ndalon njerëzve të mbajnë të njëjtin emër me atë të bijës së Kim Jong-un.

Megjithëse ka vetëm pak detaje për fëmijën e dytë të liderit komunist Kim Jong-un , Ju Ae besohet se është bija e tij rreth 10 vjeçare.

Raportime të fundit të rrjetit aziatik të financuar nga SHBA, ‘Radio Free Asia’ thonë se regjimi po urdhëron të gjitha gratë e vajzat me të njëjtin emër, ta ndryshojnë atë.

Publikimi thotë se gratë në dy qytete të ndryshme të vendit janë urdhëruar nga qeveritë lokale të ndryshojnë detajet në çertifikatat e lindjes.

Një raportim i përkthyer nga rrjeti The Insider, thoshte: “Ministria e sigurisë në qytetin Jeongju kishte njoftuar të gjitha gratë e vajzat me emër të regjistruar ‘Ju Ae’ për të bërë ndryshimin.”

Disa brime thonin se emri tashmë rezervohet për persona “me dinjitet të lartë”.

Bija misterioze e liderit Kim Ju Ae është e vetmja që është shfaqur në publik, siç ndodhi në fund të vitit të kaluar kur ishte me të atin në një prezantim ushtarak.

Foto të saj janë përhapur nga autoritetet, duke bërë që njerëzit të flasin se mund të jetë pasuesja e mundshme e Kim.

Mediat në Korenë e Veriut e përshkruajnë Ju Ae “bija e më të dashurit”, duke iu referuar liderit.

Mediat koreano-jugore kanë raportuar më parë se Kim ka tre fëmijë – të lindur në 2010, 2013 e 2017.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV