Qendra e Kulturës për Fëmijë, Rama: Vepër ikonike për kryeqytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë për nisjen e punimeve për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë. Rama e ka konsideruar ndërtimin e saj si një vepër ikonike për kryeqytetin.

“Ishte e paimagjinueshme që fëmijët të mos kishin një Teatër të denjë Kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër që tani i është nënshtruar një restaurimi, sepse është Monument Kulture i mbrojtur. Do jetë një hapësirë me të gjitha kushtet për fëmijët dhe një vepër ikonike e transformimit të Shqipërisë, kryeqytetit dhe një territori të tërë si ky”, u shpreh ai.

Më tej, kryeministri tha se veç ndërtimit dhe kushteve të reja, ky investim i ri ka nevojë dhe për njerëz të përkushtuar dhe të kualifikuar, që të krijojnë dhe shfaqin përmbajtje cilësore.

“Dua të theksoj që përtej godinave, përtej infrastrukturave të reja, përtej kushteve të reja, na duhen njerëz të përkushtuar, të kualifikuar dhe të angazhuar për t’i mbushur këto hapësira me përmbajtjen po aq cilësore. Kjo është detyra tjetër e Ministrisë së Kulturës, e qeverisë, e jona, bashkë me Bashkinë, për të bërë gati një skuadër të denjë për këtë vepër”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Të fundit

Jashari e nis me dëmtim te Milani!

Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për...

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev,...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Lajme të tjera

Web TV