SKANDAL në Turqi/ Tentuan të vidhnin donacionet për tërmetin, arrestohen 78 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skandal ka përfshirë Turqinë, në lidhje me donacionet për viktimat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Policia turke ka arrestuar 78 persona për shkak se kanë bërë postime në rrjetet sociale, duke hapur llogari dhe duke pretenduar se po mblidhnin fonde për t ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Por në fakt fondet e mbledhura nuk shkonin kurrë tek njerëzit e prekur.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues ka kaluar mbi 41,000 dhe miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Turqisë tha se ka identifikuar 613 persona për postime provokuese dhe kanë nisur procedimet ligjore kundër 293 prej tyre.

Nga ky grup, kryeprokurori urdhëroi arrestimin e 78 personave. Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për përdorimin e “spam phishing” në përpjekje për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit dhe se ata mbyllën 15 llogari të mediave sociale që hiqeshin si institucione zyrtare.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV