Gjikondi akuza të forta Berishës: Është i vetmi politikan që i ka lyer duart me gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analistja Brizida Gjikondi,ka hedhur kauza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive, ditën e djeshme ajo u shpreh se Berisha i ka duart e lyera me gjak.

Ajo vijoi më tej duke thënë se Berisha tani ka hallin e djalit të tij për Gërdecin, po ashtu ka edhe hallin e kunatit të tij.“Unë them se janë të gjithë njësoj politikanët, vetëm se Berisha është i vetmi  politikan që lyen duart me gjak. Berisha tani ka hallin e djalit të tij për Gërdecin, po ashtu ka edhe hallin e kunatit të tij.

Për mua ka rënëstruktura e vlerave të shtetit, për stimulimin që i bënë fëmijës për atë që do jetë, për modelin që ofron, që do marr vendin që i takon, që nuk do të ketë shef djalin e një mafiozi. Ne e dimë se ka ecur përpara edhe krimi kryekriminel nuk bëhet deputeti, por bën djalin, nipin i arsimojnë jashtë”, tha ajo.

Analistja Brizida Gjikondi, komentoi gjithashtu edhe protestën e opozitës me 11 Shkurt. Sipas saj, arsyeja pas kësaj proteste nuk është çështja McGonigal por ka të bëjë me hallet personale të Berishës duke nisur nga Gërdeci, 21 Janari dhe hetime të tjera.“Protesta gjoja po bëhet për lidhjet e Ramës me ish zyrtarin e FBI-së se ka ndikuar në DASH që Berisha të shpallet non grata.

Jemi në një telenovelë të politikës shqiptare. Do t’i hedhë hi popullit….por protesta ka të bëjë dhe me hetimin për Gërdecin, për hetimin për 21 janarin dhe dosjen e ish klubit Partizani ku është dhëndri i Berishës dhe hetime të tjera” , tha ajo.Më tej, ajo shtoi se e lidh protestën edhe me gjyqin që pritet të bëhet për vulën e PD-së. Siç theksoi Gjikondi, Berisha kërkon që të ushtrojë presion dhe të politizojë vendimin e gjykatës. Ajo deklaroi se zgjedhjet po afrojnë dhe nuk ka shumë kohë fizike për të pasur letrat për të çuar vëzhgues. “Ka dalë emri i gjyqtares për gjyqin e PD-së dhe janë të gjitha këto gjëra që Berisha si mjeshtër i presionit indirekt bën gjoja kundër Ramës por për të treguar dhëmbët dhe dhënë presion që nesër të ketë pasoja nga drejtësia, se ma bënë mua se jam rebel, jam kundër Ramës. Është mjeshtër që të politizojë vendimet e gjykatave.Është një betejë personale e Berishës dhe familjarët e tij dhe për të legjitimuar veten e tij në krye të partisë dhe për të marrë letrën dhe vulën që s’e ka. Zgjedhjet po afrojnë dhe nuk ka shumë kohë fizike për të pasur letrat për të çuar vëzhgues. Duhet që pastaj të bëjë ujdi me Metën sepse ai ka letrat në rregull por një ujdi me Metën është një pazar që e dëmton sepse do të hedhë vallen që do Meta”, nënvizoi Gjikondi.

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV