Spaho me bilbil në Kuvend, ironizon Balluku: Mondi, respekte për qëndresën

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku nuk kurseu ironinë ndaj deputetit Edmond Spaho duke iu referuar rënies së bilbilit. Për këtë arsye dhe për bllokimin e Foltores, deputet demokrat u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare.

Kam gjithë ditën që dua ta di, kanë ikur të gjithë na kafe. Oerdi bën sikur karikon telefonin. Unë kam një pyetje: Si i ndani detyrat tek partia juaj? Si i ndani? Isuf merre bilbilin se do të nderosh Tropojën. Si mund të rrish ta shohësh Mondin, më habit fare. Mondi pse t’i lënë ty gjithmonë detyrat e vështira?

Pse ty t’i lënë këto detyra të tmerrshme dhe të vështira? Të gjithë këta ikin. Ja erdhi, Oerdi, ndërkohë që ty të lë bilbilin ty. Si i keni ndarë detyrat. Vetëm ti sakrifikohesh. Mondi respekte për qëndresën.”, tha Balluku duke shtuar më tej se “s’ka asnjë bilbil dhe sinjal që arrin të mbulojë dhe fshehë punët e qeverisë”.