Diçka nuk shkon me Putin/ Presidentit rus i DRIDHEN këmbët gjatë takimit me Lukashenkon

Presidenti Vladimir Putin është filmuar në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai u takua sot me liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko në Moskë. Mirëpo teksa kanë dalë pamjet nga takimi i dy palëve, diçka ra në sy.

Sipas një videoje të ndarë nga këshilltari i ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, Anton Geraschchenko, shihet Putini, të cilit i dridhen këmbët.

Nga fillimi i pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, spekulime të shumta kanë qarkulluar në mediat e huaja lidhur me gjendjen shëndetësore të Putinit. Video të shumta gjithashtu kanë qarkulluar gjatë gjithë kësaj që e tregonin presidentin rus jo në gjendje të mirë.