Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën dhe aktualitetin shqiptar. Duke nisur nga protestat e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasuria e tij e fshehur dhe deri tek gjyqi i 3 marsit.
Ai u shpreh se qeveria do ishte tronditur nëse pjesëmarrja në protestë nga populli do të ishte e madhe. Çupi tha se nuk ka opozitë pa u larguar Sali Berisha dhe Ilir Meta. “Qeveria do ishte tronditur nëse pjesëmarrja në protestë do ishte nga populli. Qeveria do ishte tronditur nëse do kishte realisht protesta.
Nëse do kishte pika të caktuara për dobësi të qeverisë. Protestat janë kambana për të dëgjuar. Nëse qeveria ditën e protestës do kishte ndërprerë aktivitetin qeveritar, po kjo ‘ ka ndodhur e s mund të ndodhë”, u shpreh Çupi. Ndërkohë për analistin, vendimi i 3 marsit, do të zgjidhë vetëm raportet e KQZ me partitë politike.
“Vendimi i datës 3 do të zgjidhë vetëm një gjë, raportet e KQZ me partitë politike. KQZ do jetë e lirë të vendosë sipas ligjit. Punët e tjera nuk zgjidhen me këtë ligj se PD nuk ka hasur në gjënë e parë që e ka dërrmuar PD.
Sali Berisha si arkitekt i së keqes e ka rrënuar atë parti, ka një vizion në shpresë për ligjin e ktheu në një parti që është sot.” shtoi ai. Gjithashtu, Çupi foli dhe për pasuritë e Beirshës. “Prekja e pasurisë së Ervis Martinit, po i pret fijet e financave të Sali Berishës. Fijet e financave e mbajnë në këmbë, dmth paguan demonstrues, paguan në washington, paguan në turma njerëzisht dhe prapë se prapë ato s’mbarojnë. Po këto janë vetëm maja e ajsbergut e pasurisë së Sali Berishës.
Dy njerëzit më të pasur të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, mbajnë frymën e kombit shqiptar. E kanë futur në kasaforta të veta, e kanë fshehur me emra të tjerë dhe tani prerja e këtyre fijeve i bën këta të shkojnë në Surrel, para PS, në gjykatë, para parlamentit. Po bëjnë jetën e kamikazit, ka ardhur momenti që ato janë kthyer në kamikazë.” -përfundoi ai.