Pothuajse 11 ditë nën rrënoja nxirren të gjallë dy të rinj , rreth 43 mijë të vdekur

11 ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, dy të rinj të moshës 26 dhe 34 vjeç u nxorën të gjallë nga rrënojat e një spitali privat në qytetin turk të Hatay.

Ekipet e shpëtimit po punonin rreth ndërtesës së shembur kur dëgjuan një zë dhe gërmuan në atë drejtim.

Mehmet Ali Sakiroglu, njëri nga dy të shpëtuarit, e kishte dërguar djalin e tij në spital një ditë para tërmetit, raporton agjencia Anadolu.

Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ka shkuar në  43 mijë.

Në Turqi, të vdekurit e konfirmuar janë 38,044, ndërsa në Siri 3,688.