“Gjithë shtëpia ishte me gjak”/ Flet kryeplaku në Maliq: Na thanë i ka rënë murit me kokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e fshatit Zvezdë kanë folur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Maliq. Ata kanë deklaruar se familja Bylykbashi ka qenë e rregullt dhe se nuk kishin dijeni për problemet që kishin ata në familje.

Ndërkohë që kryetari i fshatit Adriatik Lilo ka theksuar faktin nëse Hamdi Bylykbashi kishte nisur të pinte shumë për shkak se kishte kaluar dy ndarje. Po ashtu ai ka shtuar se ishte ai që lajmëroi ambulancën, pasi i kishin thënë se viktima i kishte rënë murit me kokë në gjendje të dehur.

“Shumë familje e mirë. Këtë që ndodhi askush nuk e besonte. Njerëz të punës, pa fjalë, familje e rregullt. Djali ka pasur nja dy divorce, po nuk është ndonjë gjë. Po bën 1 vit e gjysmë a 2 që është kthyer nga Gjermania. Jetonte me të atin. Pijen e kishte rënduar, mbase dhe ndarja, larg fëmijëve. Unë isha në punë kur më morën në telefon, një djalë nga fshati që punon me makinë dhe më thanë që kishin lajmëruar për të çuar djalin në spital. E kishte marrë familja i kishte thënë hajde se kemi djalin, i ka rënë murit me kokë i dehur dhe duam ta çojmë në spital. Kishte vajtur ky e kishte parë gjak gjithë shtëpia dhe iu kishte thënë s’mund ta fus në makinë, lajmëroni ambulancën. Më merr mua në telefon të lajmëroja ambulancën se djali i Shefkiut i ka rënë murit me kokë dhe është shumë keq. I bie unë ambulancës, vjen ambulanca e merr, në spital deklaruan se ndërroi jetë. Kishte qenë gjallë kur e ka marrë ambulanca”, tha kryetari i fshatit.

Ai tregoi më tej se dhe 77-vjeçari për shkak të gjendjes së të birit ishte në depresion dhe nuk ishte mirë.

Lexo edhe :  Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

“Babai nuk ishte i goditur. Nuk e di çfarë të them se nuk kam qenë aty. I ati si gjithmonë, i njëjti ishte. Ka kaluar depresion, nuk ka qenë mirë dhe i ati këto kohët e fundit. Nuk ka qenë ai Shefki që ka qenë i pari se unë jam rritur me ta dhe i njoh shumë mirë. Kanë qenë familje e nderuar. Vetëm me pijen. Hamdiu ishte djalë i vetëm. S’e kam parë viktimën, më thanë që është shumë keq, me gjak, i dëmtuar, ka çarë kokën dhe duhet ambulanca kaq”, tha ai.

Ndërsa banorët e tjerë kanë shtuar se Hamdoi kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

“Brenda në familje s’e dimë si i kishin brenda familjes, për ne mirë ishin. Ky ishte në Gjermani, rrinte atje, me familje, me fëmijë e të tërë. Kohët e fundit, kishte nja 4 muaj që ishte kthyer në fshat. 50-vjeçari ishte martuar dy herë. Ka tre fëmijë. Pinte si gjithë të tjerët, një gotë raki, djem të rinj. Nuk e dimë asnjë të vërtetën, brenda për brenda familjes”, tha një banor.

 

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV