Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mantovani, arkitekti i muzikës së lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Bujar Meholli

Bota do të ishte e varfër pa muzikë. Në fakt, do të ishte një shkretëtirë ndjenjash, një hapësirë e paanë, amorfe, ku qeniet njerëzore do ta shtynin kohën mes amullisë dhe fragjilitetit. Sa zor ta definosh muzikën, të shprehesh shkurt e qartë për të! Nietzsche nuk mund ta paramendonte një jetë të tillë, pa muzikë, ndaj e quante gabim; një trill absurd i gjallimit mbi tokë. Muzika është shëlbim, sikurse opusi krijues i Annunzio Mantovani-t. Sipas mësimeve të Thot-it jeta është ligj i sakrificave dhe për t’u përfshirë si melodi kryesore në kompozimin e harmonishëm të gjithësisë, duhet ditur si të ushtrosh forcë mbi vetveten, duhet ditur si të mirëpërdoret kontrapunktistika hyjnore, ligj i pagabueshëm i matematikës ezoterike. (Thot-i fliste shqip, Xhuzepe Katapano, Botimet enciklopedike, Tiranë, 2007, përkthyer nga Qemal Velija)

Në një fjalim të vitit 1963, At Fan S. Noli thoshte se muzika është dobësi për të. “Si Faiku, ashtu dhe unë kam patur një dobësi për muzikën, kur vajta në Shqipëri duke ditur ato hallet e mbëdha që kishim të përballnim, mora dhe një fyell pas që këtu-atje të harronj hallet”. Është e njohur lidhja e Nolit me muzikën përgjatë gjithë karrierës së tij. Edhe e Faikut po ashtu. Dy emrat më të mëdhenj të kulturës shqiptare në botë. Muzika nuk është sall një kohë e bukur kaluar nën tinguj, është përjetim, përvojë, jetë, Faiku do ta quante fe. Muzikologu britanik Philip Tagg në artikullin mbi definicionin e muzikës shprehet se ajo shenjon një lloj të veçantë të prodhimit tingullor human që ndërlidhet me zërin njerzor dhe lëvizjet e tij; këta tinguj bartin funksione që përfshijnë aspekte të veçanta të komunikimit në situata sociale e kulturore. (Towards a definition of ‘Music’, Philip Tagg, Institute of Popular Music, University of Liverpool, February-March 2002). Meqë koncepti i muzikës nuk është universal, ngase shoqëri të ndryshme nuk kanë term ekuivalent që t’i referohen asaj, do të përpiqemi ta shohim se çka është muzika e kompozitorit dhe dirigjentit italian Mantovani, si krijohet dhe si jeton ndër vite?

Muzika ka pësuar ndryshime të mëdha. Shumë zhanre, forma shprehjeje/loje, stile e interpretime. Sidomos në ditët e sotme globalizmi e ka shpërfytyruar, ia ka vendosur damkën e një arti trivial që bëhet më tepër për vëmendje, masë, skenë glamoroze (sikur skena e Eurovizionit, fjala vjen) e delir komercial sesa për shëlbim të njeriut. Padyshim muzika sot, në masë të madhe, nuk është relevante siç ishte dikur kur Bertolt Brecht-i shkroi tekstin e “Operës për tre groshë” dhe muzikën ia kompozoi Kurt Weill apo kur Django Reinhardt e Stéphane Grappelli bënin lojën e tyre me Quintette du Hot Club de France. Megjithatë perceptimi është subjektiv ngase “muzika” varion mes njerëzve, shijeve, kulturave. Njerëzit që e dëgjojnë Taylor Swift-in, Miley Cirus-in, Harry Styles-in, Selena Gomez-in apo John Legend-in, ka shumë gjasa që mos ta dëgjojnë Matovani-n dhe, nëse e dëgjojnë, të mos e çmojnë. Por kjo s’do me thënë gjë. (!) Edhe në epokën e harlisur të teknologjisë dëgjohet Bach-u, Vivaldi, Mozarti… deri te Mantovani. Është çështje formimi, rrjedhimisht kulture e shije. Njerëzit me shije të hollë artistike, të rafinuar, finesë, gjykim objektiv, anojnë kah zgjedhja e dytë. Ligji natyror, na mëson doktrina e Thot-it, kërkon mjetet e duhura ashtu si notat në kompozimin e një melodie të vërtetë, si doza e ilaçeve në mjekësi që ta shërojë të sëmurin. Ndaj, mos t’i mashtrojmë të rinjtë me mirazhe të rreme dhe hipokrite, helmatisëse; t’u themi të rinjve krejt të vërtetën, që të mund ta shohin me optimizëm të matur të ardhmen e afërt dhe të pranojnë me vetëdije përgjegjësitë me qëllim ecjen drejt së mirës, me mjete të përshtatshme të nevojshme duke arritur mirëqenie të gjithanshme, e cila qëndron mbi themele të shëndosha të fitores së vështirë, por solide. (Nga i njëjti botim) Kështu pra, nga ky mësim i vyer, ta shohim të ardhmen nga prizmi kritik – atëherë kur secili njeri e artist do t’ia shtrojë vetes përgjegjësitë, parimet, mbi të cilat do të ecë dhe të ndërtojë aksh karrierën, do të kemi një botë më të mirë e thellësisht humane. Ç’e bën shpirtin human? Arti, letërsia, muzika! Natyrisht!

Lexo edhe :  Shkatërrimi nga Rishikimi i Michel Houellebecq

Ndër emrat, nga ata që i dhanë botës shumë dhe e pasuruan artistikisht, grandiozë të muzikës së lehtë, instrumentale, easy-xhazit është italiani Annunzio Paolo Mantovani, arkitekti i muzikës së lehtë. Është pikërisht fundi i vitit të 19-të dhe fillimi i të vrullshmit shekullit të 20-të kur zhanri i muzikës së lehtë, njohur si easy listening u përhap dhe u bë mjaft popullor qysh nga orkestrat bregdetare që bënin muzikë bri detit kur muzgjet pluskonin mbi qytet. Transmetimet në radio ishin të mbushura me këtë zhanër, në BBC Light Programme jepeshin kompozime të ndryshme; kudo në vendet anglo-saksone muzika e lehtë ishte e pranishme nëpër filma, radio, e seri të ndryshme televizive, gjithashtu në jetën e përditshme – si kulturë e kafeneve me muzikë ambientale, të shtruar me tinguj sensualë, voluptivë. Mantovani, si dirigjent, me orkestrën e tij arrin sukses të madh në muzikën e ndritshme, (light) ekzotike. Kompozitor i mirëfilltë, dirigjent par exellence, njeri me talent të lindur, unik, që prek majat e easy listening-ut anglo-italian. Sipas British Hit Singles & Albums, Mantovani ishte akti më i suksesshëm i albumeve muzikore në Britani përpara shfaqjes së Beatles. Një artist që arriti t’i shesë mbi një milionë albume dhe të renditej në top artistët më të dëgjuar e kërkuar në Britani e SHBA. I lindur në Itali, Venecia, në familje artistësh. Shpërngulja e familjes në Angli i ofron mundësi djaloshit Mantovani të ndjek studimet për muzikë në Londër, Trinity College of Music. Diplomon. Formon orkestrën me të cilën luan nëpër periferitë e Birmingham-it. Përmes transmetimeve të BBC radios që atëbotë ishin shumë të dëgjuara – ngase radio ishte në zenithin e saj, qindra artistë ekspozoheshin dhe shkrinin shpirtrat e tyre përmes vokaleve e instrumenteve në tisin e magjishëm, të mistershëm, radiofonik, që bartte valë-valë eliksirin veshëve të dëgjuesve – Mantovani dhe orkestra e tij preknin kulmin e famës dhe lavdisë me interpretimet e tyre live. Sipas Joseph Lanza-s, Mantovani është lideri novator, dirigjenti që krijon sixhade zanore me tela të panumërt, surreal, dhe me konglomeratin e zëshëm të violinave prodhon efektet që shenjojnë harmoninë perfekte. Kur botës iu shfaq valsi Charmaine, këngë e famshme e risjellur, ishte festë e madhe kulturore, muzikore; Mantovani shndrinte në qiell mbi dy anët e Atlantikut me këtë regjistrim krejt unik, sensual – që e shkundi njerëzimin dhe e bëri të vallëzoi.

Ajo që bëri Mantovani me orkestrën e tij ka hyrë në analet e muzikës serioze, me prirje kah e lehta, easy, me një peshë që s’e tund dot gjë. Edhe sot kur dëgjon tingujt e kësaj orkestre nën dirigjimin e Mantovanit mahnitesh, pale kur për herë të parë tinguj kaq inovativë hapën siparin. Ishte diçka mbresëlënëse, madhështore! Moria e këngëve të mirënjohura që u sollën nga Mantovani me orkestër nën stilin e tingujve të lehtë, të prajshëm, solli optimizëm e shpresë në një shekull gri me lajme për luftëra e viktima. Incizoi duzinë albumesh me tituj si “A Mantovani Progam”, “Classical Encores”, “The World of Mantovani”, “Latin Rendezvous”, etj… Charlie Connelly do të shkruante në artikullin Mantovani: The conductor who brought glamour and colour into millions of lives (Mantovani, dirigjenti që u solli magjepsje e kolorit miliona jetëve): Muzika e tij e qetë ishte ngazëllyese, gëzim i përkorë që i përshtatej shkëlqyeshëm humorit në gjysmën e shekullit të trazuar. “La Paloma”, “Somewhere My Love”, “La Mer”, “My Prayer”, “When I Need You”, “How Deep Is Your Love”, “What A Wonderful World”, “Sweet Leilani”, “La Vie En Rose”, janë disa nga këngët e etabluara të skenës së përbotshme që në periudhën e parë të shek. XX ishte tepër aktive, shpërthyese, të cilave Mantovani ua shtoi magjinë duke i sjellë ndryshe, në stilin e tij të veçantë, të paimitueshëm…  T’i dëgjosh kompozimet e Mantovanit sot e gjithë ditën, të futesh në ujërat e kësaj muzike elegante, delikate, do të thotë ta rafinosh shijen muzikore, ta mbrusësh brendësinë me ndjenja të bukura, plot jetë, kolorit, t’i hapësh trurit horizontet & të pastërohesh shpirtërisht duke i purifikuar emocionet, ta ndjesh e të hapesh ndaj tjetrit, të jesh më human e gjithsesi të ikësh larg nga një botë inerte, pa plan e shterpë, që të ngufat e deprimon. Më tepër muzikë të vlefshme, për jetë të shëndetshme!

 

 

 

Të fundit

Justin Bieber rrëfehet për betejen me varësinë nga droga

Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga. Mail Online zbuloi se këngëtari 30-vjeçar i bëri...

A mund t’ju dëmtojë shikimin mbajtja e lenteve?

Të mbash lente mund të jetë praktike në përditshmëri dhe sidomos nëse merreni me sport. Por nëse shihni raportet e infeksioneve kërcënuese për shikimin dhe...

5 shenjat që tregojnë se ai do të ndahet nga ty, por nuk e thotë dot

Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kushtojmë më vëmendje ose t’i injorojmë...

Shtatë llojet e dhimbjes së stomakut, kur duhet të shqetësoheni?

Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni? “Zorrët janë...

Balliu: Tirana gati për betejë, nesër pushteti gjunjëzohet përballë vullnetit kombëtar

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu ka postuar një video në Facebook ku shkruan se Tirana është gati për betejë. Ai...

Lajme të tjera

Web TV