Arkivi publikon për herë të parë dokumentin e arit që mori me vete Mbreti Zog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar ditën e djeshme dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më i madh sesa dihej deri tani.

Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

“Fakte Historike, Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat!
Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria.
Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot”, shkruan Arkivi.

Në dokument e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 to Gjeneral Aranitil Ministri Musa Juka 40.000″“Suita tij përbëhet nga kabineti: -Gjeneral Araniti, Kolonel Hysen –Selmani, Shefki Thatku, Fiqri Dinja, Ali Riza, Nënkolonel Komani e Osman Gazepi Koka, Major Zidki Shkupi, Sabri Xhilani, Allaman Çupi, Kapterr Ndre Kurti, Hasan Kupi e Xhemal Herri, toger Hasan Kaloshi, toger Beqir Zeneli dhe shumë oficerë të tjerë me gradë të ulët”, thuhet në dokument.

Lexo edhe :  Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

Në kohë të ndryshme janë dhënë shifra të ndryshme mbi sasinë e arit që Zogu grabiti në arratinë e tij nga Thesari i Shtetit. Por shifra që del tani është shumë më e lartë se ajo që kanë dhënë historianët.

Psh, sipas historianit A.Lame, në autokolonën e mbretit udhëtonin  11 valixhe me afro 178 kg flori që ai kishte marrë “me vendim të Këshillit të Ministrave” mbrëmjen e datës 6 prill të 1939-ës. Lame thotë se këto përbënin rreth 28.000 napolona ar.

Ndërkohë një dokument i CIA i datës 19 shtator 1949 botuar nga DITA vite më parë, thotë:

“Sipas kërkesës për informacion mbi ish-mbretin e Shqipërisë Zog, Zoti Church deklaroi informacionet e mëposhtme për të: Ai ka 108 000 dollarë në bankën National City Bank, rreth 5.000 dollarë në fondin Guaranty Trust, toka dhe një ndërtesë në Aleksandri me vlerë rreth 40 000 lira egjiptiane, xhevahiret e kurorës së Shqipërisë me vlerë rreth 200 mijë dollarë, dhe rreth 750. 000 dollarë në flori nga rreth 3.000. 000 që mori me vete nga Shqipëria…”

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV