“Ma gjeni, ta di ku e ka varrin”, fjalët prekëse të babait që kërkon vajzën nën rrënoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke lëvizur grumbuj rrënojash me shkopin e tij, Akin Bozkurt ngushëllon veten duke menduar se zbulimi i një trupi do t’u japë të afërmve mundësinë të varrosin të dashurin e tyre dhe të kenë një varr ku mund të vajtojnë.
“Nëse lutem për të gjetur një të vdekur? Po… për t’ia dorëzuar trupin e tij familjes,” tha ai.

42-vjeçari, i cili është pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit, udhëtoi për në qytetin juglindor turk të Kahramanmaras, epiqendrën e tërmeteve të 6 shkurtit, nga Cezarea (250 kilometra në veri) për të ndihmuar në kërkime.

“Kur nxjerrin një trup nën tonelata rrënojash, familjet presin me shpresë… Ata duan të kenë mundësinë e një varrimi të denjë”, thotë Bozkurt.

Ai rrëfen një ngjarje kur një baba duke u përpjekur të ngrohej pranë rrënojave të shtëpisë së tij iu afrua dhe iu lut të gjente se çfarë mund të kishte mbetur nga vajza e tij.

“Ai na tha: Ju lutemi gjeni të paktën një pjesë të trupit të vajzës sime që ta di se ku është varri i saj”, thotë 42-vjeçari, duke shtuar se; “…është vërtet tragjike!”.

Në varrezat e qytetit, mijëra varre të reja janë hapur.

Më shumë se 46,000 njerëz janë vrarë në Turqi dhe Siri që nga tërmetet e 6 shkurtit dhe numri pritet të rritet më tej ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve në rrënoja po mbyllen.

 

 

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV