“Shteti nuk e do të gjallë”, gazetari: Ja si lidhet shkarkimi i Gledis Nanos me Martinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Lavrdim Lita deklaroi se shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, lidhet me çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Lita u shpreh se pasi Jeton Lami i rrëfeu Nanos bashkëpunimin e tij me Martinajn, e kuptoi që pas shkarkimit të këtij të fundit, duhej të heshte.

Kjo pasi Lami kuptoi se shteti nuk e do të gjallë Ervis Martinajn.

“Familjarët, partnerët e biznesit dhe shokët e Ervis Martinajt janë ekzekutuar në disa atentate, deri te djali i xhaxhait të tij, i cili bashkë me dy të tjerë u ekzekutua në autostradë.

Pra, Jeton Lami, pasi ka rrëfyer për dy orë të gjithë komunikimet dhe bashkëpunimin me Ervis Martinajn, drejtorit të policisë, Gledis Nano dhe më pas është shoqëruar në qeli, ka kuptuar që Gledis Nano është shkarkuar dhe ka kuptuar që duhet të qepë gojën dhe të mos bashkëpunojë me policinë apo drejtësinë.

Ka vënë re që shteti nuk e do të gjallë Ervis Martinajn.

Prokuroria e Kurbinit e kërkon për të zhdukur, SPAK-u e kërkon si person që i fshihet drejtësisë”, theksoi ai.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV