Tentoi t’i japë rryshfet policit për të kaluar kufirin/ e pëson keq i riu në Kakavijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 31 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë.

31 vjeçari kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen por pasi punonjësi ka kërkuar pasaportën ai ka tentuar që t’i ofrojë 50 euro që i kishte vendosur brenda dokumentit.

Njoftimi i policisë:

Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, për ta lejuar këtë shtetas të kalojë kufirin, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm në zonën Schengen.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Gali, Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur...

Lajme të tjera

Web TV