Tirana fiton në minutën e fundit ndaj Kastriotit, Vllaznia “ngec” përball Egnatias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Kastriotit. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi koleksionojnë të dytën ndeshje pa fitore, edhe pse në stadiumin e Kamzës e patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh.

Në minutën e 13-të, edhe me ndihmën e VAR, kryeqytetasit fituan një penallti teksa nga pika e bardhë Florent Hasani gaboi. Sulmuesi u hipnotizua nga portieri Sali që kuptoi krahun dhe shpëtoi skuadrën e tij nga goli. Në vijim të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin por pa mundur të konkretizonin në portat respektive.

Në fund, të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me 10 vetë pasi në të 80-tën, me Çelën që i vendosi duart në fyt Hasanin me sherrin që përfshiu të dyja kampet. Në fund, Çela dhe Aleksi dolën me të kuq me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Pas kësaj ndeshje, Tirana ruan kryesimin me 38 pikë ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 21 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ngec në një barazim pa gola në transfertë ndaj Egnatias. Pas triumfit me Tiranën, shkodranët nuk ia dolën të ruajnë vazhdimësinë dhe në Rrogozhinë nuk mundën të konkretizonin ndërsa vendasit patën gjithashtu mundësi për të fituar teksa Jackson u ndal nga shtylla. Në fund, kuqeblutë duhet të kënaqen me një pikë teksa ruajnë vendin e tretë me 35 pikë ndërsa Egnatia mban vendin e katërt me 31 pikë.

Të fundit

VIDEO: PS merr 95 % të votave në një kuti në Berat, shikoni reagimin e Topallit e Ballës

Gjatë numërimit të votave të diasporës është regjistruar ditën e sotme një kuti votimi nga qarku i Beratit, e...

“Është e trishtueshme dhe tronditëse”, John Legend flet për gjendjen e Kanye West

John Legend ka folur në një intervistë të botuar të shtunën nga “London Time” për marrëdhënien e tij me Kanye West dhe për “rënien”...

Futbolli vlen më shumë se zgjedhjet! Komisionerët kërkojnë pushim: Luhet Vllaznia-Egnatia

Teksa po vijon procesi i numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, një rast i pazakontë pritet të ndodhë në Shkodër,...

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve...

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se...

Lajme të tjera

Web TV