Vijon operacioni “Fijet”/ Çmontohen 20 kamera në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin janë çmontuar ditën e sotme në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

Policia bën me dije se 8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor i koduar “Fijet”.

Në kuadër të fazës së trembëdhjetë të këtij operacioni, duke u mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në zona publike dhe në ambiente të tjera.

Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim.

-Në Peshkopi, në vijim të kontrolleve në terren, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe u iniciuan hetimet për shtetasin R. D.
Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 shtetas.

-Në qytetet Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 6 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 28 shtetas.

-Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. Ll. dhe E. C.
Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 shtetas.

Lexo edhe :  Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri prekën një nivel historik vitin e kaluar

-Në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasin D. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 shtetas.

Të fundit

Fillojnë testet, arma revolucionare britanike rrëzon 100 dronë njëherësh

Në kërkim të antidotit përfundimtar për të luftuar dronët në fushën moderne të betejës, nuk mungojnë idetë novatore. Në...

Klubet arabe trondisin Barcelonën, 300 mln euro për yllin e skuadrës

Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet nga Arabia Saudite ia kanë...

Fero shpreh dhimbjen në ditëlindjen e vajzës: Më kanë ndarë padrejtësisht

Fero ka ndarë me ndjekësit një postim për ditëlindjen e vajzës, Ninës ku pretendon se nuk e ka parë prej 8 muajsh. Reperi e ka...

Policia shmang tragjedinë në Tiranë, 48-vjeçari kërcënonte me hanxhar familjen

Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën...

“Trefishim i fondeve për kërkimin shkencor”, Manastirliu bën zotimin te FSHN-ja

Për të promovuar aktivitetin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat, Universiteti...

Lajme të tjera

Web TV