Zelensky, me tone të ashpra/ Rusia do të përballet me ligjin për veprimet në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se “çdo sulm rus – në çdo cep të shtetit tonë do të ketë pasoja konkrete ligjore për shtetin terrorist”.

Gjatë fjalimit të tij me video të postuar mbrëmjen e 18 shkurtit, Zelensky tha se Kievi kishte “marrë sinjale të forta nga partnerët tanë dhe marrëveshje konkrete mbi pashmangshmërinë e mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për agresionin dhe terrorin kundër Ukrainës dhe popullit të saj”.

Ai tha se kjo do të bëhet “jo vetëm për të keqen që Rusia ka sjellë që nga 24 shkurti, por edhe për atë që nga viti 2014”, duke iu referuar pushtimit nga Moska të rajonit të Krimesë së Ukrainës dhe nxitjes së një lufte separatiste në pjesë të Ukrainës lindore.

Më 19 shkurt, ushtria ukrainase tha se Rusia vazhdon të kryejë operacione sulmuese në disa zona të Harkivit, Donjeckut dhe Luhanskut. Përveç kësaj, Rusia kreu sulme ajrore kundër infrastrukturës civile në rajonet Hmelnytcky, Dnipropetrovsk, Donjeck dhe Herson, duke përfshirë më shumë se 50 sulme nga raketahedhës të shumtë. Rreziku i sulmeve raketore në të gjithë Ukrainën mbeti i lartë, thuhet në deklaratën e ushtrisë ukrainase.

Deklaratat e Zelensky-t erdhën në të njëjtën ditë kur nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, tha në Konferencën e Sigurisë të Mynihut se “SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia kreu krime kundër njerëzimit” në Ukrainë.

Ajo tha gjithashtu se SHBA-ja do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”.

Pushtimi rus i Ukrainës – që ka nisur më 24 shkurt 2022 – mbush një vit javën e ardhshme.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV