“Nuk mund t’ju shkoj tek varri”/ Tani rrëfen aksidentin që u mori jetën prindërve: Unë..

Tani ndau një histori shumë të dhimbshme me banorët.

Ai tha se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident rrugor.

Duke biseduar me Oltën, Armaldon dhe Dean, Tani shtoi se prindërit e tij kanë qenë pasagjerë, ndërsa ai shofer në momentin që ndodhi aksidenti tragjik.

Tan Brahimi: Nuk bahet humor veç për kafe e cigare! – Gazeta Intervista

Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksidentit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.

Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.

Vetë aktori i humorit e ka ndarë rrëfimin e tij me ndjekësit në rrjete sociale, duke zbuluar copëza të një kalvari me ngjarje të rënda për të.

Jeta e tij ndryshoi në vitin 2013, kur prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident të rëndë automobilistik. Vetë aktori ishte me ta në makinë, por ia doli që të shpëtojë, edhe pse i është dashur shumë kohë që të marrë veten.

Kjo ka qenë edhe periudha kur konkurrenti i “Big Brother” luftoi me depresionin.

Madje, ashtu si vetë ai ka thënë, familjarët e ruanin që mos të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Vite të vështira ekonomike dhe me depresion të thellë ndryshuan totalisht jetën e tij, por edhe të familjes së tij.

Megjithatë, zhgënjime të njëpasnjëshme mori edhe në karrierën si aktor humori.