Tërmeti i fuqishëm godet sërish Turqinë, ja sa ishte magnituda

Toka po dridhet ende në Turqi, me banorët që jetojnë nën një regjim të vazhdueshëm frike.

Një tërmet i ri me magnitudë 6.3 ka ndodhur, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, në orën 19.04 (ora e Greqisë, 20.04 me orën e Turqisë).

Epiqendra e tij ishte 9 km në juglindje të Antakias në Turqi dhe 75 km nga Latakia në Siri.