“Jam ngacmuar seksualisht në moshën 5-vjeçare”, banorja e BBV trondit me rrëfimin: Nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Melisa Lleshi, ka tronditur publikun  me një rrëfim shumë të ndjerë për jetën e saj personale duke thënë se kur ka qenë fëmijë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale.

Melisa u shpreh se zhgënjimet e njëpasnjëshme nga personat e afërt dhe komentet e publikut, i kishin ndikuar në gjendjen emocionale duke përjetuar ankth.

Për të ndihmuar veten, ajo kishte ndjekur seanca në një psikolog, ndërsa më vonë kishte kryer terapi, por në këto momente kishte menduar më të keqen.

‘E kam menduar që nuk e meritoj të jetoj. Kam tentuar, deri aty sa seriozisht e kam parë veten në rrezik.

U verbova komplet dhe u mbylla shumë më shumë, sa vura re tek vetja që harrova shumë gjëra. Nuk mbaja mend shoqërinë time të vogël, shumë ngjarje. Nuk mbaja mend pse i kisha disa frikëra.

Në terapi, m’u kujtua që kur kam qenë 5 vjeç, jam ngacmuar seksualisht. Kur i mendoj tani të gjitha momentet… një mashkull plot epsh që nuk e shihte se isha thjesht një fëmijë!

Falë Zotit nuk jam përdhunuar, por më besoni që nuk është aq e lehtë.

Kam menduar me vete që është diçka që duhet ta fsheh, që është diçka që kalon se s’duhet të shkaktoja probleme.

Pastaj më ndodhi për herë të dytë, kur kam qenë më e rritur. Kjo ka qenë arsyeja që unë kam ikur nga qyteti ku isha, që të jetoja vetëm.

Mendoja se të gjithë më shohin në atë mënyrë…’, tha Melisa.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV