Paralajmërimi i Stoltenberg: Putin po përgatitet për më shumë luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Vladimir Putin po “përgatitet për më shumë luftë” në përgjigje të fjalimit të presidentit rus të martën. Stoltenberg gjithashtu vuri në dukje se aleanca është “gjithnjë e më shumë e shqetësuar” se Kina po planifikon të mbështesë Rusinë.

“Është Presidenti Putin ai që filloi këtë luftë perandorake pushtuese. Është Putin ai që vazhdon të përshkallëzojë luftën në këtë mënyrë”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel të martën, së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

“Një vit që kur nisi pushtimin, ne nuk po shohim asnjë shenjë se presidenti Putin po përgatitet për paqe.

Përkundrazi, siç e bëri të qartë sot, ai po përgatitet për më shumë luftë.”

“Rusia po fillon ofensiva të reja, po mobilizon më shumë trupa dhe po bashkëpunon me Korenë e Veriut dhe Iranin”, tha Stoltenberg.

“Ne jemi gjithashtu gjithnjë e më të shqetësuar se Kina mund të mbështesë me armë vdekjeprurëse luftën e Rusisë.”

Stoltenberg u bëri jehonë komenteve të mëparshme në lidhje me mbështetjen për Ukrainën, duke vlerësuar “njoftimet e fundit nga aleatët për tanke të reja, armatime të rënda dhe stërvitje për trupat ukrainase”, duke deklaruar se është “urgjente të përmbushen të gjitha këto premtime”.

“Ne duhet t’i japim Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar dhe për të mbizotëruar si një komb sovran i pavarur në Europë”, shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg tha se ai, Kuleba dhe Borrell diskutuan rritjen e prodhimit për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës gjatë bisedimeve të së martës.

Të fundit

Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Autorja indiane Banu Mushtaq dhe përkthyesja Deepa Bhasthi fituan Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi për Heart Lamp, një përmbledhje...

A keni ankth? Përdoreni atë për të mësuar të jetoni më mirë!

Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e energjisë dhe ndryshimet në humor...

Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në burgun ku mbahej në Itali. Mediat...

Milani nis punën për të ardhmen, kuqezinjtë mbyllin rinovimin e dy talentave të skuadrës

Milani po punon për të ardhmen ku në krye si drejtor sportiv pritet të jetë Igli Tare. Kuqezinjtë sot kanë zyrtarizuar rinovimin me dy...

KLSH, 100 vite në shërbim të interesit publik dhe të integritetit shtetëror

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me plot krenari të ligjshme, festoi një jubilar të rëndësishëm , me shumë risi dhe kontribut për...

Lajme të tjera

Web TV