Parlamenti i këtij vendi rikthen dënimin me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpunësit civil të shpallur fajtor për “tradhti të lartë” do të dënohen me vdekje në Bjellorusi.

Këtë vendim mori parlamenti bjellorus në leximin përfundimtar të projektligjit, njoftoi sot media vendase Belta.

Dhjetorin e kaluar, parlamenti bjellorus miratoi një ligj që parashikonte dënimin me vdekje për oficerët dhe ushtarët e shpallur fajtorë për tradhti, dhe nëse bëjnë shpifje ndaj ushtrisë do të dënohen me katër vjet burg.

Vitin e kaluar, vendi u vu nën kritika ndërkombëtare për dënimin me vdekje që është vendosur ndaj atyre që janë dënuar për sulme të dyshuara terroriste. Ky veprim i Minskut erdhi si përgjigje ndaj akuzave për sabotim hekurudhor nga bjellorusët për të ndaluar forcat ruse nga nisja e sulmeve në Ukrainë.

Bjellorusia nuk ka dërguar trupat e veta në Ukrainë, por ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj si një bazë për pushtimin e saj në shkurt 2022 dhe lejon avionët luftarakë rusë dhe dronët të përdorin hapësirën e saj ajrore për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.

Të fundit

Zgjedhjet 2025/ Nisin akuzat për presion votash nga grupet kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta lidhur me kërcënimët sipas tij që po ju bëhen qytetarëve për...

Politikë dhe drejtësi/ Veliaj mbetet në burg, për fatin e Berishës vendoset sot

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, pritet të mësojnë sot nëse çështja “Partizani” do të kalojë ose jo për gjykim në...

Letra e panjohur e Nolit për kryediplomatin amerikan

Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të “Vatrës”, i cili shërbeu në gjirin e saj 60 vjet, shkroi afër 40 vjet...

Pse shumica e automjeteve të reja nuk kanë gomë rezervë?

Disa arsye me siguri ju vijnë në mendje, dhe ne do të përpiqemi t’i mbledhim të gjitha në një vend. Një nga arsyet është ulja...

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 24 prill 2025

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar. Vranësirat do të jenë prezente që në...

Lajme të tjera

Web TV