Vrau 34-vjeçarin shqiptar në Mykonos, flet autori: Isha i dehur, s’doja ta vrisja

Athanasios Nazos 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova në orët e para të së hënës me në ishullin e Mykonos nodhet në burg.

Greku vrau shqiptarin pas një debati që parën në një lokal, ku dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur autori i ngjarjes.

Ai është shprehur se kishte qenë i dehur kur ka nodhur ngjarja dhe se në një moment është konfuzuar dhe ka shkrepur armën i ndikuar nga alkooli dhe se nuk donte ta vriste shqiptarin.

“Shqiptari e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Nën efektin e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme, tha një mik i autorit.

“Protothema” shkruan se shqiptari babain e ka polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton në Angli. Viktima vetë jetonte në Mykonos, ku kishte arritur që të blinte një shtëpi luksoze, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com.