Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjjesin e sotëm në qytetin e Klosit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një punëtor i cili ishte duke punuar për ndërtimin e urës ka humbur jetën,
58-vjeçari, Mujedin Biba, teksa po punonte për montimin e hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke pësuar të fikët.
Menjëherë ai u nis me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Klosit dhe më pas në spitalin e Burrelit aty ku dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Paraprakisht dyshohet se 58-vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.