100 euro në këmbim të një vule/ Lihen në burg 6 efektivët në Durrës (EMRAT)

Ditën e sotme janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, 6 inspektorët e Policisë në Portit të Durrësit, të cilët u arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën ‘Schengen’.

Inspektorët që u lanë në burg:

1- Inspektor Kalosh Sula, 57 vjeç, me detyrë kontrollor
2- Inspektor Luan Çelaj, 32 vjeç, me detyrë kontrollor
3-  Inspektor Marsel Farruku, 30 vjeç, me detyrë kontrollor
4- Inspektor Naim Kadrimi, 60 vjeç, me detyrë kontrollor
5- Inspektor Isametin Vranezi, 28 vjeç, me detyrë kontrollor
6-  Inspektor Eduart Matmuja, 48 vjeç, me detyrë kontrollor