Nisi një romancë me Keisin, reagon e dashura e Kristit: Nuk jam mirë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë, në media u bë e njohur e dashura e Krist Aliajt, konkurrentit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kristi që prej fillimit të rrugëtimit të tij në BBV, ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare.

Në media u raportua se ajo quhet Zaza dhe në fotot e tyre në rrjete sociale ishin ngacmuar shpesh me njëri-tjetrin.

Kristi i qëndroi besnik Zazës kur Kejvina e ngacmonte nëpër shtëpi, por me hyrjen e Keisi Medinit, Kristi ka ndryshuar qëndrim. Ai ka pranuar se ka një pëlqim ndaj Keisit, ashtu sikundër edhe kjo e fundit.

Prej ditësh ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin, madje mbrëmë fjetën të përqafuar.

Lidhur me këto ndodhi nv shtëpinë e BBV, ka reagur pvr herë të parë edhe Zaza, e cila i sheh nga jashtë.

Ajo vetë ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan Zaza.

Të fundit

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Lajme të tjera

Web TV