Turqia nuk gjen qetësi, regjistrohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia dhe Siria janë lëkundur nga një tjetër tërmet i fortë, pasditen e së enjtes.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9, epiqendra ndodhet 18 kilometra në jug të Antakeisë, ndërsa thellësia fokale është 10 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Provinca e  Hatay, është një nga provincat më të prekura nga dy tërmetet vdekjeprurëse me qendër Kahramanmaras, të hënën e kaluar kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, me 3 minuta diferencë.

Të fundit

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT,...

Dhjetëra deputetë britanikë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet. Deputetë...

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit...

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit...

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të huaj në dyqane dhe markete...

Lajme të tjera

Web TV