Abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren/Merret vendimi për 4 të rinjtë, sa vite burg do vuajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë kë dënuar sot me 40 vite burg në total katër të rinjtë e arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Kosovë, rast i ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar.

Përkatësisht, 26 vjeçari, Ekrem Rexhepi është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe ndaj tij është caktuar dënimi me 15 vite burg. Vëllai i tij, Gent Rexhepi, i mitur është dënuar me burgim për të mitur me kohëzgjatje prej nëntë vitesh. Ndërsa të miturit, Xhabir Salihu dhe Gentrit Jashari janë dënuar me nga 8 vite secili.

Vetëm, Shkëlqim Kameri është lënë i lirë nga 5 të arrestuarit për rastin e rëndë.

Ngjarja e rëndë shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri ku figura publike dhe qytetarë të thjeshtë organizuan marshime ku kërkohej vendosja e drejtësisë për vajzën e dhunuar dhe rritja e sigurisë për femrat. Për rastin e rëndë, dha dorëheqje nga posti, drejtori i Policisë së Prishtinës Samedin Ahmeti.

 

Të fundit

Rama: Llumi do pastrohet më 11 maj

Kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj shqiptarët do të tregojnë me votë se janë me zhvillimin, me...

Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji ‘rrëmben’ automjetet!

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës, duke bllokuar rrugët dhe duke rrëmbyer automjete me rrjedhën...

Tërmetet në ishujt grekë, Mitsotakis takon sizmologët, zbulohen detajet

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me sizmiologë, ekspertë, përfaqësues të kabinetit qeveritar ku u diskutua për aktivitetin e fundit...

Sot, tetë vite nga ndarja nga jeta e Dritëro Agollit

Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Kolosi i letërsisë shqiptare u shua në moshën 85 vjeçare, ndërsa trashëgimi...

Lajme të tjera

Web TV