Këlliçi zbret sërish në terren/ Zotohet për bizneset: Do t’i nxjerr nga apatia ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dalë sërish në terren pranë qytetarëve.

Këtë herë ai është ndalur me një zotim te bizneset e vogla, të cilëve u premton që t’ua shndërrojë pakënaqësinë në forcë reagimi.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Këlliçi deklaron se Tirana do të dalë nga apatia ekonomike dhe shoqërore.

“Do ta kthejmë dëshpërimin e tregtarit të vogël në motiv për të reaguar me votë! Do e shndërrojmë pakënaqësinë tuaj ndaj bashkisë në forcë reagimi! Tirana do të dalë nga apatia ekonomike dhe shoqërore! Zemërimin tuaj do ta bëjmë votë revanshi kundër betonizimit, kaosit urban dhe vjedhjes së taksave! Zgjedhjet nuk bëhen për t’iu dorëzuar të tashmes. Ato janë një mundësi që ky realitet të ndryshojë.

Më 14 maj votoni për ta marrë bashkinë, jo për ta dhënë!”, shkruan ai.

Të fundit

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

Lajme të tjera

Web TV