Mori 6 thika në trup/ Zbardhen detajet e sherrit në Vlorë, 52-vjeçari rëndë në spital

Janë mësuar detaje të reja për sherrin me thikë në Vlorë. Burime spitalore konfirmuan se 52-vjeçari Genci Serjani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ai ka marrë 6 goditje me thikë në trup, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Armando Mustafa.

Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një grindje e çastit mes dy personave, ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool.