Tirana në mbështetje të Ukrainës/ Ambasadorja Kim: Rusia nuk do t’ia dalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 vjetori i nisjes së luftës në Ukrainë e gjeti Tiranën në solidaritet të plotë me popullin ukrainas.

Në marshimin solidarizues nga rruga Ukraina e Lirë, deri në sheshin “Skënderbej” morën pjesë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të mazhorancës.

Gjatë fjalës së tyre në podium, ambasadorët Kim dhe Shukrov vlerësuan mbështetjen e Tiranës zyrtare dhe vunë edhe njëherë theksin tek mesazhi i presidentit Biden se Rusia nuk do t’ia dalë.

“Presidenti Biden i kujtoi botës se Putin e kishte tërësisht gabim, ai mendonte se Ukraina ishte e dobët, ai gjeti popullin më të fortë të mundshëm, ai mendonte se Perëndimi ishte përçarë, të gjithë ne besojmë në liri dhe liritë, ai mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne, e kishte gabim.

Populli i Ukrainës ka mundur t’ia dalë mbanë pavarësisht sfidave,” – u shpreh Kim.

“Procesi do të vazhdojë derisa territori ukrainas dhe integriteti i tij të rivendoset brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ukraina tashmë është mbuluar në gjak, por vazhdon të luftojë për nderin dhe lirinë pa kushte të një fitoreje në të cilën e beson,” – tha Shukrov.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu solidaritetin dhe mobilizimin e Tiranës në ndihmë të popullit ukrainas.

Në solidaritet të plotë me Ukrainën ishin sot përmes mesazheve të tyre edhe presidenti i vendit Bajram Begaj dhe kryeparlametarja Lindita Nikolla

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV