Aksident në Fushë Mamurras, të plagosurit drejt Traumës

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Milot-Thumanë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 të së dielës, pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin.

Të plagosurit u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga errësira si dhe lagështira në rrugë.