“Jetë e dytë për pacientin”/ Rama: Falë ndërhyrjeve të suksesshme të mjekëve në QSUT

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin me një postim për ndërhyrjet kirurgjikale që janë realizuar në QSUT

Rama shkruan për ndërhyrjen që uniformat e bardha i kanë bërë paciontit 62-vjeçar. Tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“MIRËMËNGJES 😊 me një tjetër episod të veçantë të serisë së ndërhyrjeve të suksesshme të bluzave të bardha të QSUT-së së transformuar rrënjësisht, ku në kohë rekord u krye një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese, e cila i dha një jetë të dytë pacientit 62-vjeçar, ju uroj një javë të mbarë🙏🏼”, shkruan kryeministri.

Postimi në Facebook: