Auditim teknik ndërtesave më të vjetra se 50 vjet/ Inxhinieri: Nismë e mirë dhe urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.

Inxhinieri i ndërtimit Gezim Beqaj e cilëson nismën për auditimin e banesave si një nismë mjaft të mirë! Në një intervistë për emisionin ‘Shtypi i Ditës’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, inxhinieri tha se është urgjente që të kryhet një auditim teknik sidomos për pronat publike. Megjithatë sipas Beqajt, duhet që fillimisht të rregullohen me ligj standardet për ndërtimin.

‘Ajo që ne kemi kërkuar si faktor inxhinierik është se edhe në Shqipëri të kemi një standard për të bërë jo vetëm në këtë rast, por në mënyrë periodike kontrollet dhe certifikimin e ndërtesave. Kjo është një nismë pozitive! Do doja që kjo mos të mjaftohej vetëm me një vendim qeverie. Duhet të kategorizohen banesat. Të përshkruhet teknikisht se kush do të jenë metodologjitë e ndërtimit, por që të realizohet kjo duhet një punë shumë e madhe dhe nuk mund të jetë e thjeshtë që t’ja lësh në detyrë një Instituti. Duhet të rregullohet me ligj se cilat janë standardet, euro kodet në Shqipëri. Kjo është një nismë shumë e rëndësishme. Do dhe shumë para për tu bërë. Unë insistoj se është emergjente banesat publike ato me inertes publik duhet bërë një orë më parë. Duhen me ligj, të krijohet Urdhri Inxhinierik dhe pastaj le të jetë një institut apo disa institute. ‘- u shpreh Beqaj.

Beqaj tha se auditimi teknik është shumë i nevojshëm, pasi ka që pas viteve ’90 që ndërtesat janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë amortizuar.

Lexo edhe :  Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

‘Ka që nga vitet ’90 që është hequr dorë nga mirëmbajtja.  Fakti që në këto 30 e ca vjet nuk është vënë dorë në to, ndërtesat janë lënë në mëshirë të fatit dhe ato janë amortizuar. Dakord që ra tërmeti, por kjo nuk do të thotë se një godinë nuk mund të shembet. Mos ti lemë në dorë të fatit. Kemi plot ndërtime të reja që janë të pakontrolluara. Faktori kryesor është amortizimi që ka ndodhur për arsye të mos shërbimit. Për të patur një shërbim standard jo vetëm ato por ne duhet të bëjmë me ligj që çdo godinë ti nënshtrohet një kontrolli, por duhet të vendosim standarde për çdo vepër inxhinierike.’- tha Beqaj.

Projektvendimi bazohet në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

 

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV