400 vende pune te Forcat e Armatosura/ Rama fton të rinjtë të aplikojnë

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një ftesë për të gjithë ata që  duan që punësohen në Forcat e Armatosura Shqiptare.

Rama ka bërë thirrjen pas rritjes së pagave për rreth 7 mijë ushtarë, si dhe 400 vendeve të lira për punësim në këtë sektor.

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.