“Apeli” i dha vulën Alibeajt/ Sefa: Momenti që demokratët të bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhkurit për çështjen e Partisë Demokratike, Indrit Sefa, avokati i Partisë Demokratike të Alibeajt thotë se tashmë është momenti që demokratët të bashkohen.

Në një intervistë për mediat dje në mbrëmje, Sefa theksoi se ky vendim është një ditë që i shërben PD-së dhe se ka qenë i bindur për vendimmarrjen e Apelit. Madje sqaroi se grupi i Alibeajt, do të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i bëri thirrje palës tjetër të bëhen bashkë për 14 majin.

“Është një ditë që i shërben PD-së. PD patjetër do marrë vendimmarrje për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Beteja është përballja me Edi Ramën është një moment fillestar për të gjithë palët që të gjejmë hapësira për të dalë përballë Ramës me kandidaturat. Është çështje teknike, përfaqësimi ligjor i ka të kapërcyera. Do marrim pjesë në zgjedhje do jetë vendimmarrja e organeve kolegjiale që do të mblidhet shumë shpejt.

PD do regjistrohet në KQZ. Të jeni të bindur se për çështje teknikalitetesh nuk mund të jem unë, por janë përcaktimet ligjore që janë në fuqi dhe që organet shtetërore janë të detyrueshme për tu zbatuar. S’ka fitore në këtë vendimmarrje. Kam qenë i bindur për vendimmarrjen e Apelit dhe mendoj se e gjithë retorika ime ka qenë në këtë drejtim dhe kam qenë konseguent për vendimin që kam marrë. Ndihem mirë për rezultatin e procesit gjyqësor, por është një moment që do të shërbejë për bashkimin e demokratëve”, deklaroi ai. Më tej Sefa  theksoi se debati nuk është për selinë e PD-së, por për legjitimitetin e organeve të Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se... të shtypte "butonin e kuq"

“Debati nuk ka qenë kurrë për seli, por për legjitimitetin e i organeve të PD-së. Nuk ka qenë kurrë qëllim vula. Në këtë moment jemi në këtë fazë do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bashkuar spektrin opozitar. Kemi dy platforma bashkimi dhe mendojmë se vetëm nëpërmjet bashkimit mund të sjellim një alternativë fituese. Kjo nuk është një fitore por një moment për reflektimin e palëve në këtë proces të tejzgjatur”, nënvizoi Sefa.

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV