Gjykata nuk i dha vulën Berishës/ Alibeaj bën ‘lëvizjen e radhës’ të hënën

Një ditë pasi gjykata e Apelit vendosi të mos i jepte vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryesisë së PD-së hënën.

“Ditën e hënë, datë 6 Mars 2023, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar, me rend dite: “Situatën politike dhe qëndrimin e Partisë Demokratike mbi zhvillimet e fundit në raport me zgjedhjet lokale të 14 Majit”. Ju falenderoj!”, Alibeaj.