“Mirënjohje per Mësuesin”/ Liceu artistik dhe Shkolla e Baletit koncert të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mirënjohje per Mësuesin” titullohet koncerti që liceu artistik “Jordan Misja” së bashku me “Shkollën Kombëtare Koreografike” do të zhvillojnë në Tiranë, të hënën me datë 6 mars në orën 17.00, në ambientet e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Ky koncert do të zhvillohet në kuadër të festës së mësuesit dhe përmban disa pjesë nga kompozitorët themelues së muzikës serioze dhe baletit shqiptar, si Cesk Zadeja, Tish Daija, dhe Tonin Harapi, si edhe pjesë klasike dhe moderne së muzikës ndërkombëtare.
Për herë të parë do të ekzekutohet himni “Feleminderit Mësues” nga Orkestra Simfonike dhe Kori i Liceut, i krijuar posaçërisht për këtë festë nga kompozitori i mirënjohur Endri Sina, mbi tekst të Mimoza Bicit.

Pjesët e ekzekutuara nga Okestra Simfonike dhe Kori do të shoqërohen me numra koreografikë nga balerinët e “Shkollës Kombëtare Koreografike” nën drejtimin e dirigjentëve te liceut Mira Sulejmani, Besa Kacinari dhe Andi Kongo.

Ky bashkëpunim sinergjik vjen për herë të parë, mbas shumë dekadash, me inciativën e drejtoreshave të dy shkollave artistike kryesore të vendit Etleva Kolnikaj dhe Blerina Arbana.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV