Hidhet nga ura në liqen/ Banorët i shpëtojnë jetën 40-vjeçares në Pogradec

Një 40-vjeçare ka tentuar të mbytet pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se 40-vjeçarja me iniciale S.K është hedhur nga ura në liqen.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve, 40-vjeçarja është nxjerrë nga liqeni dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.