Berisha me arsimtarët/ Kjo qeveri ka vendosur në piedestal injorancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me mësuesit me rastin e 7-Marsit.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se arsimi ka qenë një ndër viktimat kryesore të këtij regjimi, ndërsa shtoi se ky profesion nuk është një nga të preferuarit e të rinjve, pasi kjo qeveri ka ngritur në piedestal injorancën.

Berisha shtoi se arsimtarët në vendin tonë paguhen më pak, rreth dy herë më pak se kolegët e tyre në rajon.

“Me pasionin, përkushtimin, mësuesit ndriçojnë mendjet e fëmijëve tan me dije e qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për Atdheun e kombin.
Një komb nuk mund të ketë gjë më të rëndësishme se arsimi.

Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat për kombin, është procesi më serioz por jo i thjeshtë.

Kërkon përpjekje të mëdha.

Në 9 vite kleptokraci, të varfërimit të shqiptarëve, të shkretimit si kurrë më parë me këtë shpejtësi të kombit tonë, arsimi ka qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi.

Sot, mësuesia nuk është më një profesion i preferuar, sirena alarmi të frikshme për një komb kjo.

Të rinjtë nuk e pëlqejnë sepse kjo qeveri e ka denigruar këtë qeveri e ka vendosur në piedestal vulgun e injorancën.

Ka partizuar arsimin, mësuesit paguhen më pak se kolegët e tyre në rajon”, ka deklaruar ai.

Berisha u ka bërë thirrje intelektualëve dhe arsimtarëve të jenë promotorë të ndryshimit që shqiptarët presin.

“Thirrje arsimtarëve të angazhohen, të bëhen promotorë të ndryshimit jetik që presin shqiptarët, për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. Në 9 vite kemi humbur 1/3 e materies kombëtare, nëse këto ritme vijojnë, për 16 vite nuk mund të themi më kush do të jetë në këtë vend.

Lexo edhe :  Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

Ky është një kushtrim për çdo shqiptar, mësues, intelektual, të mos harrojmë se thelbi jonë është mbrojtja e interesit publik”, tha ai.

Të fundit

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Lajme të tjera

Web TV