Rritja e pagës minimale/ Ekspertët: E nevojshme në kohë krize, por ka pasoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pagës minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë është e nevojshme në këtë situatë krize çmimesh.

Kështu e vlerëson eksperti për ekonominë Adrian Civici vendimin e qeverisë, sipas të cilit një masë e tillë do të ndihmojë një kategori të madhe njerëzish.

“Kjo është një masë që lidhet kryesisht me sektorin privat. Është një shpërblim më i mirë për punën, rritja e saj do të ndikojë direkt në plotësimin e disa shërbimeve dhe rritjen e konsumit e fuqisë blerëse.

Po ashtu ka edhe efekt zinxhir, sepse është edhe një shtytje që mund të ushtrojë presion edhe në rritjen e pagës mesatare. Politikat e pagave në Shqipëri duhet të rishikohen vazhdimisht.”- tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Por, për ekspertët kjo rritje e fortë e pagës minimale pritet të shoqërohet edhe me efekte të tjera pasi rrit kostot për biznesin dhe mund të nxisë më tej informalitetin në tregun e punës.

“Ka edhe probleme që duhen marrë në konsideratë në këtë rast, sidomos për atë kategori biznesesh që shpenzimet për paga zënë rreth 60-70% të kostos së tyre dhe kjo mund të ketë ndikim të paktën në periudhë afatshkurtër direkt në çmimet e tyre dhe në nivelin e konkurueshmërisë dhe nga ana tjetër duhet trajtuar me kujdes edhe fenomeneve informale, sepse eksperienca në Shqipëri ka treguar se rritja e pagës minimale dhe masa që kanë të bëjnë me nivelin e pagave kanë prodhuar efekte negative që kanë të bëjnë me informalitetin sa i përket dhënies e marrjes së pagës.”- tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Përgjatë harkut kohor të 10 viteve të fundit paga minimale ka ndryshuar 10 herë në rang vendi ku rritja ka qene 1-2 mijë lekë, ndërsa rritja e fundit me 6 mijë lekë është më e madhja e shënuar ndonjëherë në mbi 25 vite.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV