‘Fati’ i PD-së/ Ngjela zbardh skenarin: Nëse Basha jep firmën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Frontline” u shpreh se ardhja e DEA-s në Tiranë është si pasojë e rritjes së kriminalitetit në vend.

Gjithashtu gjatë bisedës ai u ndal edhe tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ngjela u shpreh se nëse Basha firmos dhe pranon KQZ firmën e tij është kryetar partie, por nëse do të qëndrojë apo jo kjo mbetet për t’u parë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ngjela: Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë, ka menduar se duke dhënë dorëheqjen nuk ka të drejtën e firmës. Ligji ka karakter formal dhe jo logjik. E kërkon ligji që të shkojë të nënshkruajë. Tani do të shkojë Basha të firmosë apo do ta lërë PD jashtë loje, kjo mbetet për tu parë.

PD ligjore ka ende kryetar të regjistruar Lulzim Basha dhe ai që është i regjistruar duhet të japë firmën. Pra po të shkojë Basha dhe të vërë firmën indirekt merr PD, po të mos shkojë mund të varroset partia. Nëse Basha ka të drejtën ligjore për të vënë firmën rrëzohet dorëheqja e tij. Nëse nuk shkon do të presim se si do ta arsyetojë KQZ. KQZ tha i jap kohë. Dorëheqja është zyrtarë , nuk është rrëzuar nga organet e partisë. Juridikisht këta nuk e dinë çfarë do të thotë dorëheqje. Po të firmosë Basha është kryetar partie. Berisha nuk ka parti, partia që është e regjistruar është person juridik.

Ngjela: SPAK nuk mbledh prova, por duhet të ja çosh provat që të bëjë gjykimin. Siç duket deri tani Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka qenë e fortë. Kryeministri bën edhe politikë, ka të drejtë të bëjë politikë. DEA pa vendimin e qeverisë nuk vjen dhe nuk diskutohet që kryeministri e ka ditur. Pasi e di këtë fakt ai mund të bëjë politikë si të dojë. Politika nuk është fakt është interes.

Lexo edhe :  Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Ngjela: Ardhja e DEA në Tiranë është pasojë e krimit të organizuar, pra nëse nuk do të ishte trafiku i drogërave në këtë nivel, nuk kishte pse të vinte DEA.

Ardhja e DEA -s Tiranë, rrit fuqinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra kuptohet që ka çaluar hetimi në funksion të provës. Nëse nuk ka prova nuk ta merr SPAK në dorë. Pra vjen DEA dhe ka një specifikë të veçantë në ardhje sepse do kontakte me shqiptarët. Kjo profesionalisht jep mbledhjen e provave. Pra krimi i organizuar ka arritur në një nivel të ri dhe tani duhet të shohim aktet e parë që ndërmerr ajo, veprimet i merr SPAK dhe jo ajo. Këta do të mbledhin prova do t’ja çojnë Byrosë Kombëtare të Hetimet dhe këtu nis çdo gjë pastaj.

 

Të fundit

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt...

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

35-vjeçari vdes nga vapa me vajzën 3-vjeçare në makinë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Itali për shkak të vapës. Mediat italiane bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte në makinë...

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të...

Lajme të tjera

Web TV