Kristalet largojnë stresin?/ Teologu tregon a duhet të besojmë te forca e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teologu, Miron Çako ka folur për kistalet dhe “forcën” e tyre që shumica e njerëzve kanë zgjedhur të besojnë.

Ai ka treguar se çfarë konkretisht janë kristalet, përbërjen e tyre molekulare dhe përdorimin jo vetëm si bizhuteri.

Sipas Çakos, shumë njerëz mendojnë se përmes kristaleve tërheqin energji pozitive dhe negative, edhe kjo është parë që te babilonezët, romakët, grekët deri te ilirët.

“Kristalet janë thjesht disa objekte që kanë një strukturë molekulare të pastër, prandaj kanë edhe forma gjeometrike të rregullta. Këto kristale vijnë nga fjala greqisht ‘kristalos’, pra i pastër, i tejdukshëm. Janë shumë të lashta në përdorimin e njerëzimit, sepse kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve për bukurinë që ato kanë. Janë përdorur si bizhuteri, por edhe në aspektin psikologjik, pra njerëzit i kanë marrë si trasmetuese të energjive pozitive, negative, për mbrojtje e diçka tjetër. kjo është diçka shumë e lashtë, po të shikojmë babilonezët, romakët, grekët, ilirët kanë mbajtur kristale, në dy aspekte, edhe si bizhuteri dhe si mbrojtje psikologjike, spiritual ose diçka tjetër.

Por kristali në vetvete, nga ana shkencore flasim tani që të vijmë me këmbë në tokë, nuk janë asgjë tjetër, veçse siç thash janë objekte që kanë të ngurtë, formulë molekulare të pastër dhe nuk kanë asgjë tjetër. Por si i besojnë njerëzit që ato trasmetojnë energji? Duke u mbështetur sidomos te induizmi dhe budizmi, të cilët e kanë shumë të përhapur besytninë te kristalet, ata mendojnë se kristalet trasmetojnë energjinë e universit, sepse fetë budiste dhe induiste janë fe panteiste që besojnë që edhe natyra është një Zot. Jo vetëm Zoti, por dhe natyra, çdo gjë për ta është një Zot, edhe gurët”, u shpreh teologu.

Lexo edhe :  Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV